Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Martesa 

Bashkëshortet shtetas të huaj ose martesa e kombinuar-bi nacionale të cilët jetojnë  në Zvicër, i nënshtrohen të drejtës zvicerane mbi martesën. Bashkëshortet janë të barabartë dhe bashkërisht tërhiqen nga interesat personale në llogari të bashkëjetesës bashkëshortore.

Bashkëshortet janë të obliguam:
  • Të kultivojnë bashkëjetesën bashkëshortore dhe të përkujdesën bashkërisht për fëmijët
  • Të ndihmojnë njeri tjetrin në meny reciproke dhe të kenë besnikëri mes veti;
  • Bashkërisht të  përkujdesen për mbajte të familjes dhe ata në pajtueshmëri,  të bëjnë ndarjen e punëve shtëpiake, angazhimet në familje dhe punësim. Gratë edhe pa pajtimin e bashkëshortëve mund të punësohen. Të dy partnerët , të kanë të drejtën në korniza të mundësive të tyre të disponojnë me një pjesë të hollove (të holla xhepi) në meny të pa varur.
  • Të njoftojnë njeri tjetrin për të ardhurat,  pasuri dhe borxhe. Këtë të drejtë mund ta kërkojnë edhe në rrugë ligjore.

Banesa

Bashkëshortet së bashku vendosin për banesën e tyre familjare.
Më pëlqim dypalësh, bashkëshortët mund  të vendosin  për themelimin e dy vendbanimeve në vende të ndryshme;

Kujdes
Banesa familjare (bashkëshortore) mundet vetëm bashkërisht me pëlqimin e të dyve, të anulohet.

Kujdes
Bashkëshortet bi-nacional (martesa e përzier) të cilët nuk i takojnë shteteve të EU dhe ETFA, janë të detyruar gjer në marrjen e leje qëndrimit Viza C të banojnë së bashku në një banesë.

Kujdes
Partneret-Bashkëshortet shtetas të huaj,  janë të detyruar gjer në marrjen e vise C  të banojnë se bashku në një banesë, poqe se ata i përkasin të ashtu quajtura vende të treta.
 

In this section: Jeta e ndarë bashkëshortore , Divorci , Leje qëndrimi, Lidhja martesore, Të Hollat, Bashkëjetesa

Related links: