Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Arsimi

Sistemi i arsimit ne Zvicër që nga parashkollor deri te shkollat profesionale dhe shkollat e larta është detyrë e shtetit.

Përgjegjësia për ketë i takon 26 kantoneve. Mënyra e organizimit të sistemit arsimor dallon prej kantonit në kanton.
Kjo mund të vërehet qartë më rastin e mësimit të gjuhëve të huaja. Kopshti i fëmijëve dhe shkolla obliguese janë te organizuara dhe financuara nga kantoni ne bashkëpunim me komuna.

 

Kujdes!
Ndërrimi i kantonit për gjatë shkollimit obligues, për fëmijën e prekur do jetë një ngarkesë, andaj për këtë, kantonet me vite po punojnë për një harmonizim të sistemit arsimor-popullor (HarmoS)

Qeveria Federale është vetmja përgjegjëse për Universitetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore në Cyrih (ETHZ) dhe Shkollën Politeknike Federale ne Lozanë (EPFL)
 

Viti shkollorë dhe pushimet e shkollës

Viti shkollore ne terë Zvicren fillon ne mes muajt gusht dhe në mes muajt shtatorë.
Fëmijët të cilët vijojnë mësimin obligues, gjatë vitit shkollor kanë 12 javë pushim shkolle.Fillimi i pushimeve për shkolla dallon varësisht nga komunat.

 

Llojet e shkollave

Të gjitha kantonet ofrojnë 1 deri 2 vite mësim pa pagesë për parashkollorët në kopshte të fëmijëve. Ne kantonin e Tiçines janë 3 vite.

Harmos dëshiron që kopshti i fëmijëve te jetë i detyrueshëm për te gjithë. Hyrja ne shkollën obligative pason me plotësimin e moshes 6 vjeçare. Arsimi obligues zgjatë nëntë vite, 6 vite janë shkollim primar(bazikë) dhe 3 vite janë shkollim sekondar (parapërgatitje për studim eventual). Shkollimi fillor (popullor) është pa pagesë.

Shumica e të rinjëve në Zvicër me 18/19 përfundojnë shkollën e mesme. Kjo i lejon ata të hyjnë direkt në një ndryshim karriere në një shkollë të lartë teknike, apo shkollë profesionale – ose te vazhdojnë shkollimin e tyre në një universitet.
Zvicra përveç sistemit shkollor shtetëror ka edhe të gjitha nivelet e arsimit te shkollave private.
 

Zgjedhja e lirë e arsimit

Kush ka kualifikime te mjaftuesheme, parimisht mund te absolvoj ne arsimimin e përzgjedhjes së tij, me rastin e shkollimit ne shkolla te larta mund ta zgjedh lirisht edhe vendin ku dëshiron te arsimohet. Ekzistojnë disa kufizime në fushën e arsimimit profesional, sie pasoj e ofertës për mësim dhe aftësim për gjatë punës praktike (Lehrstelle / place d'apprentissage)
Njohja e diplomës është e garantuar ne mbarë Zvicrën, si dhe ne lëvizjen (nivelin) kombëtare dhe ndërkombëtare.
 
 

In this section: themen/bildung/weiterbildung, Bursat dhe ndihmat per arsim, Shkolla e mesme, Njohja e diplomave te huaja, themen/bildung/hochschulen, themen/bildung/sprachkurse, themen/bildung/vorscule, themen/bildung/einreise-zu-bildungszwecken, themen/bildung/vorschule, Shkolla e detyrueshme , Arsimi Profesional

Related links: