Jeta në Zvicer- Informim dhe Kshilla-Onlineu  

Cilët jemi ne?

Migraweb është krijuar nga Shoqata Web for Migrants WFM. WFM është një Organizatë jo fitimprurëse sipas Nenit 60-të dhe të tjerë të Kodit Civil Zviceran. Shoqata është politikisht dhe fetarisht e paanëshme.

Anëtarët të WFM janë : shoqatat e huaja bamirëbërëse si përshëmbull Forumi për integrimin e të huajave dhe të huajve Zviceran (FIMM), si dhe Centre Patronal Lausanne/Berndhe rrjeti Sociolution, i specializuar në menaxhimin shoqëror. Formimi i këshillëtareve dhe këshillëtarëve në linjë është i siguruar nga formuesët dhe formueset e Dorës së Shtrirë ( la Main Tendue).

WFM ka si qëllim të ndihmojë në integrimin e të huajave dhe të huajve dhe të refugjatëve/-teve nëpërmjet teknologjive të reja të komunikimit dhe informacionit (ICT) dhe angazhohet për përfshirjen në botën dixhitale të emigruesve (e- përfshirja),(e-inclusion). Në bashkëpunim me anëtarët e saj, WFM krijon posaçmërisht faqen www.migraweb.ch : informacione dhe këshilla në linjë në gjuhën amëtare.

 

Një mbështetje e mundimeve të pavarura.

Migraweb është projektuar si një mbështetje e përpjekjeve të pavarura të emigrantëve/-eve. Emigrantët që kanë gjetur rrugën e tyre në Zvicër hapin dyert në Zvicër bashkëatdhetarëve të tyre si përkthyes dhe perkthyese vullnetarë dhe i mbështesin si këshillëtarë dhe këshillëtare në linjë në të gjitha fushat që i përkasin jetës së tyre në Zvicër.

Një projekt të vënies në kontakt.

Migraweb vë në rrjet komunitetet e të huajve/-ave me organizatat e shoqërisë civile Zvicerane (shoqatat e qiramarrësve, e konsumatorëve, e të rinjve, e personave të moshuar, sindikatave, e punëdhënësve, etj) dhe me administratat publike (zyrat e emigrimit, zyrat e integrimit, etj), duke e bërë të gjindëshme funksionimin e tyre dhe informacionet e tyre të gjithë emigrantëve/-eve.

 Ofertat integruese

Baza e të dhënave që grupon ofertat e integrimit u mundëson zyrave për integrim, shoqatave bamirëse, dhe OJQ-të organizatat jo fitim prurëse që janë aktive në integrimin e emigrantëve/-eve të publikojnë ofertat e tyre pa ndalesa gjuhësore. Një motor kërkimi në shumë gjuhë i lejon emigrantëve/-eve të orientohen shpejt dhe lehtësisht në tërësinë e ofertave.

 

Kontakti

web-for-migrants@sociolution.ch

Drejtimi i projektit

Ursula Dubois

Kordinatoret dhe Kordinatorët e projektit

Brigitte Gonzalez, Rrjeti i Zvicrës Franceze

Related links:

Cilët jemi ne?